Loading…
“Armiqësia” PDK- LDK lë nxënësit pa libra
  • 12/08/2017 | 17:25

...

Nxënësit e shkollave fillore nuk do t’i marrim librat falas prej shtatorit, siç ndodh tash e disa vite.


Mungesa e librave për filloristët pritet të jetë dëmi i radhës nga mungesa e formimit të institucioneve.

Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se Ministria e Arsimit nuk ka buxhet për të mbuluar librat për të gjitha klasat e ciklit fillor, derisa marrëdhëniet e ngrira të ministrit që vjen nga PDK me kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa, kanë bërë që Ministria të mos kërkojë buxhet shtesë për këtë çështje, ndërsa Ministria e Arsimit nuk i është përgjigjur pyetjeve për këtë çështje.

Në Ministrinë e Financave kanë thënë se nuk janë informuar nga Ministria e Arsimit për mungesë fondesh për t’i pajisur të gjitha klasat e nivelit fillor me libra, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë