Loading…
Arratisja nëpër kufijtë më të rrezikshëm në botë
  • 13/11/2017 | 14:20

...

Ushtari koreanoverior u arratisë në Korenë Jugore pasi e qëlluan dhe e plagosën ushtarët tjerë të Koresë Verior, ka publikuar të hënën Koreja Jugore.


Ushtari u gjet në pjesën jugore të fshatit kufitar Panmunjom, rreth 50 metra në jug të vijës së demarkacionit, i plagosur në dorë, ka thënë zyrtari i Ministrisë së mbrojtjes së Koresë Jugore, transmeton gazetametro.net.

Ai kishte ikur nga stacioni i afërt i gardës koreanoveriore dhe është duke u mjekuar në spital.

“I arratisuri është transportuar urgjentisht me helikopter të KB në spital dhe nuk ka pasur shkëmbim zjarri nga ana jonë”, ka thënë zyrtari i ministrisë për Reuters.

“Pasi që zona është e ekspozuar ndaj pjesës veriore, ne u detyruam të zvarritemi në mënyrë që ta nxjerrim”, ka thënë zyrtari. Koreja Veriore tash për tash nuk ka komentuar këtë ngjarje.

Çdo vit mesatarisht rreth 1.000 koreanoveriorë arratisen në Kore Jugore, shumica udhëtojnë nëpër Kinë dhe nuk është e zakonshme që koeranoveriorët ta kalojnë kufirin në mes të dy Koreve./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë