Loading…
Arrest shtëpiak për drejtorin në QKUK që mori 100 euro ryshfet
  • 12/07/2018 | 15:45

...

Drejtori i Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Rexhep Kasumi i cili u arrestua për marrje ryshfeti në vlerë prej 100 eurosh nga një pacientë, është vendosur në arrest shtëpiak.


Vendimin për këtë masë të sigurisë e ka marrë Gjykata e Apelit duke hedhur poshtë vendimin për paraburgim prej 30 ditësh të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të marrë më 7 korrik të këtij viti.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit R.K.  Aktvendimi i gjykatës së shkalles se parë i datës, 07.07.2018, është ndryshuar. Të dyshuarit, masa e paraburgimit i është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftimin e Apelit për media.

Kasumi po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Marrje e ryshfetit”, nga neni 428 i këtij kodi. “Gjykata e Apelit, vlerëson se edhe masa e arrestit shtëpiak, është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë, dhe rrezikun e përsëritjes se veprës penale”, përfundon njoftimi për media.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë