Policia e Kosovës në bashkëpunim me DEA-n amerikane në bashkëpunim kanë arrestuar dhjetë persona, 4 në Kosovë dhe 6 në New York, të dyshuar për krim të organizuar, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Pas hetimeve të zhvilluara për një periudhë tremujore, Policia e Kosovës, Divizioni Kundër Krimit të Organizuar, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka realizuar tri operacione policore. Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët amerikan në mënyrë paralele në të dyja vendet. Dy operacione janë realizuar në Republikën e Kosovës (rajoni i Pejës) dhe një në New York. Në mbështetje të realizimit të operacioneve kanë qenë pjesëmarrës: Drejtoria e Njësive Speciale, Drejtoria për Mbështetje të Hetimeve, Drejtoria e Forenzikës dhe njësi të tjera policore të PK-së në koordinim me Prokurorinë Speciale dhe gjykatën kompetente”, thuhet në komunikatë.
PK thotë se operacioni i parë është realizuar më 18 qershor 2017 rreth orës 18:30, ndërsa operacioni i dytë është realizuar më 27 qershor 2017 rreth orës 19:45 në Klinë.
“Operacionet kanë rezultuar me arrestimin e katër personave në Kosovë dhe gjashtë personave në New York si dhe janë konfiskuar armë dhe prova të tjera materiale”, thuhet në komunikatë.
Personat e arrestuar në Kosovë janë:
Armët dhe dëshmitë tjera të konfiskuara janë: