Loading…
Arrestohen zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë
  • 16/11/2018 | 17:11

...

Janë arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.


Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka arrestuar dy persona si të dyshuar që janë përfshirë në vepra penale, shkruan gazetametro.net

Ata dyshohen se janë përfshirë në veprat penale ‘përvetësimi në detyrë dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

I dyshuari H.D. (1964) në cilësinë e ushtruesit të drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë, dyshohet se duke mos përmbushur autorizimet e tij ligjore gjatë vitit 2017 dhe 2018 në raport me tërheqjet e avanceve për udhëtimet jashtë vendit për zyrtaret e AKPM-së, të cilat mjete dyshohet se janë tërhequr për udhëtimet zyrtare që nuk kanë ndodhur fare, pra janë fiktive dhe për të cilat nuk ekziston dokumentacion përkatës që e dëshmon arsyen e tërheqjeve.

Ndërsa i dyshuari dytë, M.R. (1952) në cilësinë e drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë ne periudhën 2014-2017 dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare duke lejuar tërheqjen e avanceve për udhëtime jashtë vendit për zyrtarët e AKPM-së e të cilat udhëtime nuk kanë ndodhur fare dhe tërheqja e mjeteve është lejuar në kundërshtim me ligjin dhe pa dokumentacion përkatës.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë personat e dyshuar dërgohen në ndalim për 48 orë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë