Loading…
Arrestohet 21 vjeçari në Gjermani, dyshohet se përdhunoi dhe vrau gazetaren bullgare
  • 10/10/2018 | 19:17

...

Një 21 vjeçar, shtetas i Bullgarisë, është arrestuar në Gjermani si i dyshuar për përdhunimin dhe vrasjën e gazetares bullgare Viktoria Marinova.


Sotir Tsatsarov u arrestua duke dalur nga qyteti i Hamburgut, këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Gjermanisë, transmeton gazetametro.net.

‘Ne kemi shumë prova se i dyshuar është fajtor. Ai është arrestuar për krim dhe vrasje të paramenduar, ekstremisht mizore’, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, ministri i punëve të brendshme në Bullgari, Mladen Marinov, ka thënë se hetuesit kanë gjetur prova të ADN’së në rrobat dhe trupin e Viktoria’s, e cila u përdhunua dhe u mbyt gjatë së dielës në qytetin Ruse.

‘Ka prova fizike që lidhen me vrasjen’, ka thënë Marinov.

Ndryshe, Marinova është gazetarja e tretë e vrarë në Europë gjatë këtij viti.

Caruana Galzia u vra nga një bombë e vendosur në makinën e saj gjatë muajit tetor në Maltë, dhe Jan Kuciak u vrit në muajin shkurt në Sllovaki./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/10/2018 | 07:24
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë