Loading…
Arrestohet çifti turk në Shqipëri, këto janë detajet
  • 22/04/2018 | 13:49

...

Policia kufitare në Rinas ka vënë në pranga një çift nga Turqia për falsifikim dokumentesh. Ata u arrestuan për vepren penale “falsifikim pasaportave”, pasi me vete posedonin dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara raporton gazetametro.net.


Sipas një njoftimi nga Policia Kufitare në Rinas mësohet se shtetasit turk që janë vënë në pranga janë një çift që synim kishin udhëtimin drejtë Anglisë.

“Në pranga janë vënë Ozan I., 21 vjeç dhe Elif I., 18 vjeçe, të cilët u arrestuan për veprën penale të parashikuar nga nenet 189/2 dhe 190/2 të Kodit Penal “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”. thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasit e mësipërm, janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara.

Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë