Loading…
Arrestohet djali i Van Dam-it (Foto)
  • 12/09/2017 | 21:34

...

Djali më i ri i Jean Cloude Van Dam, është arrestuar për plagosje të shokut të tij në apartament dhe për posedim droge.


Ai u kap me një thikë dhe u pa se i kishte shkaktuar plagë shokut. Nikolas Van Varenberg 21 vjeç u arrestua të dielën në Tempe të Arizonës.

Policia fillimisht kishte marrë një telefonatë për të kontrolluar apartamentin e tij, pasi dyshohet se i riu kishte grushtuar ashensorin, raporton TMZ.

Sherifët gjetën një gjurmë të gjakut në banesën e tij dhe pasi kanë biseduar me të dhe me një kushëri të tijin, zbuluan se ia kishte lënduar dorën shokut të tij të ngushtë. Forcat policore më tej kontrolluan banesën dhe kanë gjetur një thikë, si dhe drogë e tipit marijuanë. Van Varenberg sapo u arrestua është treguar i rezervuar, duke mos thënë gjë për akuzat që i ngrihen, që janë sulm i rëndë me armë vdekjeprurëse, posedim i marijuanës dhe posedim i veglave të drogës.

21-vjeçari ka luajtur edhe në filma. Ai bëri një paraqitje të mirë në fillim të vitit 2017 në  filmin “Retaliation”, ku luajti edhe babai i tij. Nëna e tij është modelja dhe aktorja Darcy la Pier. Van Dame është martuar pesë herë me katër gra të ndryshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë