Loading…
Arrestohet “Kumbara mafioze”, udhëheqjen e familjes kriminale e trashëgoi nga burri
  • 05/12/2017 | 19:24

...

Policia italiane i arrestoi 25 mafiozë, në mes tyre edhe një grua e cila udhëheqjen e familjes kriminale e trashëgoi nga bashkëshorti i saj, vrasës i dënuar me burgim të përjetshëm, ka publikuar agjencia italiane Ansa.


Maria Angela Di Trapani e ka udhëhequr mafinë në Resutani, një nga tetë lagjet e kryeqytetit sicilian Palermo, kanë publikuar karabinierët, transmeton gazetametro.net.

Di Trapani dhe të arrestuarit tjerë janë nën akuza për përkatësi në mafia, zhvatje dhe posedim të mallit të vjedhur. I detyronin tregtarët vendas të paguajnë mbrojtje, shpjegon Ansa.

Kumbara mafioze Maria tashmë i ka mbajtur shtatë vite burg për shkak se ka ndërmjetësuar në mes të bashkëshortit të saj Salvino Madoni dhe anëtarëve të familjes së tij mafioze.

Femrat në krye të familjeve mafioze janë shumë të rralla por ekzistojnë. Në fillim të këtij viti gjykata italiane e dënoi Patrizia Messina Denaro me 14 vite e gjysmë burgim, vëllai i së cilës është një prej mafiozëve të arratisur./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë