Loading…
Arrestohet një i dyshuar për sulmin ndaj Kajtazit
  • 13/10/2017 | 14:50

...

E plotësuar 15:09

Policia sapo e ka arrestuar Faton Ramadanin, për sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.


Gazetari dhe kryeredaktori i ‘Insajderit’ Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në një nga lokalet në kryeqytet.

Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar.

Në polici janë shoqëruar edhe persona tjerë që kanë qëndruar bashkë me Faton Ramadanin.

Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku ka ndodhur sulmi ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, rreth 10 minuta pas  ngjarjes nga e cila kryeredaktori i ‘Insajderit’ mbeti i përgjakur në fytyrë.

Pjesëtarët e policisë aktualisht janë duke e intervistuar gazetarin Kajtazi.

Po ashtu, njoftohet se po interviston edhe personat të cilët kanë qenë bashkë, në të njëjtin tryezë, me sulmuesin e Kajtazit, në momentin kur ka ndodhur sulmi.

Vehbi Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar për Gazetën Express.

Vehbi Kajtazi ka mbetur i përgjakur nga goditja, dhe menjëherë është futur brenda në lokal. Ndërsa, sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.


14:50- Gazetari dhe kryeredaktori i ‘Insajderit’ Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në një nga lokalet në kryeqytet.


Kajtazi nga sulmi fizik ka marrë lëndime në fytyrë, dhe është parë i përgjakur.

Megjithatë në një fotografi që ka siguruar Gazeta Express pak minuta pas sulmit, gazetari Kajtazi duket të jetë në gjendje të mirë, pas sulmit.

Sulmi ka ndodhur në një nga lokalet në qendër të Prishtinës. Një person i panjohur e ka sulmuar Kajtazin, derisa ishte duke u larguar nga lokali.

Policia e Kosovës është njoftuar me rastin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë