Loading…
Arrestohet njeriu që e preu në fyt politikanin belg
  • 13/09/2017 | 13:34

...

Një tetëmbëdhjetëvjeçar, i dyshuar se me armë të ftohët e ka vrarë kryebashkiakun e qytetit belg Mouscron, është akuzuar të martën dhe është arrestuar, ka publikuar Prokuroria e Shtetit i rrethit Mons Tournai.


Alfred Gadenne (71) është gjetur i vrarë të hënën rreth orës 20 në varreza afër shtëpisë së vet, transmeton gazetametro.net.

Djaloshi e ka prerë në fyt kryebashkiakun, e ka thirr policinë dhe është dorëzuar pa rezistencë. Gjatë pasdites është paraqitur para gjykatësit hetues i cili e ka akuzuar për vrasje dhe ka urdhëruar mbajtjen e tij në burg.

Me hetim duhet të caktohet motivi i vrasjes. Sipas medieve lokale, pretendohet se djaloshi është hakmarrë për babën e tij, ish zyrtar i komunës të cilit nuk i është vazhduar kontrata dhe i cili për këtë shkak ka kryer vetëvrasje.

Vrasja e kryebashkiakut e ka tronditur Belgjikën. Kryeministri Charles Michel të hënën mbrëma kishte shkruar në Twitter se është tmerruar me vrasjen brutale të kryebashkiakut të popullarizuar dhe anëtarin e pensionuar të parlamentit federal./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë