Loading…
Arrihet marrëveshja: Reali blen yllin belg nga Chelsea
  • 17/07/2018 | 19:09

...

Real Madridi që nga sezoni i ardhshëm do ta ketë një portier të ri në vend të Keylor Navas, transmeton Gazeta Metro.

Mediat ndërkombëtare raportojnë që kampioni i Europës ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e belgut Thibaut Courtois.

Portieri 26 vjeç është anëtar i Chelseat që prej vitit 2009 kur u transferua nga Genku belg, por kaloi tri sezone në Madrid si anëtar i Atletico Madridit.

Familja e tij jeton në kryeqytetin spanjoll dhe kjo ka qenë element vendimtar në dëshirën e tij për të luajtur në ekipin madrilen.

Raportohet që Reali do të paguajë 35 milionë euro për portierin, ndërsa Chelsea vazhdon të jetë i interesuar për portierin brazilian të Romës, Alisson. Reali ka shprehur interesim edhe për yllin tjetër të klubit londinez, Eden Hazard, por mbetet të shihet nëse Chelsea do të pajtohet me shitjen e tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë