Loading…
Arritje e madhe për femrat e Arabisë Saudite, marrin lejet e para për vozitje
  • 04/06/2018 | 20:01

...

Arabia Saudite filloi sot të shpërndajë patenta për gratë, tre javë pas hyrjes në fuqi të dekretit mbretëror që autorizon gratë të ngasin makinat në këtë vend mysliman ultra konservator.

Arabia Saudite ishte i vetmi vend në botë ku gratë nuk kanë të drejtë të ngasin makinën.

Në shtator 2017, mbreti Salmane kishte njoftuar se ky ndalim do të hiqej në qershor 2018, në kuadër të reformave të frymëzuara nga djali i tij i ri, princi trashëgimtar Mohammed ben Salmane.

Ditë më parë Arabia Saudite ka hapur për herë të parë aplikimet për gratë që duan t’i bashkohen ushtrisë, vendimi për të rekrutuar gra ushtare është një prej shumë reformave për përmirësimin e të drejtave të grave të futura në muajt e fundit në Mbretërinë myslimane konservative.

Sipas sistemit atje, gratë saudite duhet të marrin leje për udhëtime, për martesë, dhe mund t’u kërkohet të marrin miratim për të punuar ose për të patur akses në kujdesin shëndetësor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë