Loading…
Arsyeja pse shqiptarët janë punëtorët më të diskriminuar në Gjermani
  • 08/06/2018 | 23:06

...

Shqiptarët më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Studim mbi konkurrimet për vend pune nga organizata WZB – Qendra Shkencore për Hulumtimet Shoqërore në Berlin.

Nënshtetas gjermanë, të lindur në vitin 1992, rritur dhe shkolluar në sistemin shkollor gjerman, ishin cilësitë e përbashkëta të kandidatëve fiktivë. Ajo që i dallonte ishte origjina e prindërve.

6000 aplikime fiktive u dërguan në vende të shpallura për tetë profesione të ndryshme dhe të dhënat u analizuan në bazë të reagimeve apo mosreagimeve, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.

Afrikanët dhe myslimanët grupi më i diskriminuar.

Konkurruesit fiktivë me prejardhje shqiptare janë më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Konkurruesit me prindër gjermanë kanë marrë në 60 % të rasteve përgjigje pozitive, ndërsa vetëm 51 % e konkurruesve me prejardhje jogjermane kanë marrë përgjigje pozitive.

Njerëzit me prejardhje nga Afrika ose nga vendet me besim mysliman janë grupi më i diskriminuar.

Konkurruesit me prejardhje nga Spanja kanë marrë deri në 73% reagime pozitive duke kryesuar listën e diskriminimit pozitiv dhe duke ua kaluar madje edhe konkurruesve gjermanë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë