Loading…
Arsyet që Barcelona po harton strategji për t’i larguar turistët
  • 23/09/2017 | 14:52

...

Barcelona është duke e shfaqur qartë se turistët nuk janë të mirëpritur atje, ashtu siç ishin dikur. Dy ditë pasi largoi të gjitha hotelet e reja nga qendra e qytetit, kryeqyteti spanjoll ka paraqitur një plan të ri për vitin 2020 që synon mbajtjen nën fre të turizmit, përcjell Gazeta Metro.


Vitin e kaluar, Barcelona ka pranuar 32 milionë vizitorë. Sado që turizmi është një pjesë jetike e qytetit (sjell 14 për qind të të ardhurave vjetore), turizmi gjithashtu po rrit çmimet e pronave, po i largon vendorët dhe po mirëmban dyqanet dhe hotelet në të mirë të turistëve.

Kryetarja e Barcelonës Ada Colau ka paraqitur planin strategjik të turizmit 2020.

“Plani ka për qëllim që të ndikojë në praktikat e këqija për vendorët, si për shembull rritja e çmimeve dhe mbipopullimi i rrugëve”, thotë ajo.

Për t’i luftuar rritjet e çmimeve të pronave, Barcelona do të fillojë të zbatojë taksën më të lartë për pushimoret e turistëve. Qytetit poashtu nuk do t’u japë leje apartamenteve të reja turistike.

Lufta e Barcelonës më turizmin e madh poashtu do të zbatohet edhe në udhëtimet ditore të atyre që vinë nga jashtë qytetit. Planifikohet rritja e biletave të autobusit.

Kjo gjë po bëhet pas presionit të vazhdueshëm nga banorët. Në janar, mijëra qytetarë të Barcelonës protestuan kundër numrit të madh të turistëve.

“Ne e kuptojmë që njerëzit e tjerë e duan qytetin tonë. Mirëpo, ne po kemi problem saherë që një dyqan ushqimor mbyllet dhe një dyqan për suvenire vjen në vend të tij”, thotë nënkryetari i qytetit.

“Njerëzit jetojnë dhe punojnë këtu, nuk është thjesht një vend për argëtim”, përfundon ai argumentimin, përcjell Gazeta Metro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë