Loading…
Arsyetimi banal i Zidane’it për dështimin e Realit
  • 14/01/2018 | 10:36

...

Zinedine Zidane është i kënaqur me ekipin e tij, por thotë që topi s’po dëshiron të futet në rrjetë. Kështu u shpreh pas humbjes së radhës ndaj Villarrealit.


”Problemi qëndron në fund, kur topi nuk dëshiron të hyjë, është shumë e vështirë. Nuk e meritojmë këtë. Mund të bëni gjëra të mira dhe të gabuara por mendoj se kemi bërë një lojë të mirë, por kur topi nuk dëshiron të hyjë në portë, kjo është shumë e komplikuar. Pastaj provuam kundërsulmet por ishte shumë vështirë për lojtarët”, tha Zidane.

”Topi nuk dëshiron. Kur ke mundësinë që të shënosh gol. Ndonjëherë nuk dëshiron por mirë. Ka ndeshje që jo nuk ndodh dhe kohët e fundit po na ndodh gjithmonë. Për besimin është shumë vështirë, kemi pasur raste për të shënuar gola por në fund.., mirë nuk e merituam këtë padi”, shtoi ai.

Ndryshe, Real Madrid po kalon formën më të dobët në vitet e fundit, pasi ka mbetur shumë pikë pas Barcelonës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë