Loading…
Artistja ulet dhe hap këmbët para Mona Lizës
  • 29/09/2017 | 15:56

...

Të gjithë të cilët ishin prezentë në muze mbetën të shokuar duke e shikuar në mes të këmbëve derisa ajo bërtiste: “Vagjina ime, e drejta ime”.


Debora De Robertis (33) të dielën mbrëma i hapi këmbët para pikturës së famshme të Leonardo Da Vinci’t, dhe për këtë do të përfundojë para Gjykatës.

“Qëllimi im nuk ishte t’i tregoj të gjithëve gjenitalet e mija, por të kopjoj fotografinë e njohur të Valie Export”, ka thënë ajo.

Valie Export (77) është artiste austriake e njohur për punën e saj kontraverze në vitet 60 dhe 70 të shekullit të kaluar, shkruan gazetametro.net.

“Mesazhi im duhet të rishikojë vendin e femrave artiste në historinë e artit. Për këtë është e nevojshme që performancat e mija t’i shfaqi nëpër muze”, thotë Robertis, e cila ka shtetësi të dyfishtë, atë franceze dhe të Luksemburgut.

Pas “incidentit”, artistja është arrestuar dhe po ballafaqohet me akuza për ekzibicionizëm seksual dhe për sulm, pasi që rojtari pretendon se e ka kafshuar në vesh derisa ky e qetësonte.

Kjo artiste performancë të tillë ka shfaqur disa herë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë