Loading…
Asensio nuk luan sonte në Champions për shkak të depilimit të këmbëve
  • 13/09/2017 | 10:36

...

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, ka ftuar 19 lojtarë për ndeshjen kundër Apoelit që do të zhvillohet këtë mbrëmje. Përveç Benzemas së lënduar, në listë vërehet mungesa e Marco Asensios, transmeton Gazeta Metro.


Në konferencën para ndeshjes, Zidane shpjegoi që Asensio kishte një problem me këmbën. Në fakt, mediat spanjolle raportojnë se Asensio është infektuar në këmbë pas depilimit. Depilimi ka shkaktuar infektimin e lëkurës dhe mjekët kanë rekomanduar që ai të mos luajë në këtë ndeshje.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve për ndeshjen kundër Apoelit që zhvillohet sonte nga ora 20:45 në Bernabeu, ndeshje kjo që hapë sezonin e Ligës së Kampionëve për Real Madridin.

Portierë: Navas, Casilla dhe Luca Zidane.

Mbrojtës: Carvajal, Sergo Ramos, Varane, Nacho, Marcelo dhe Theo.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Isco, Kovacic dhe Ceballos.

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Bale, Lucas Vázquez dhe Mayoral.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë