Loading…
Askush nuk i ngjan Messit më shumë: Egjiptiani i Liverpoolit sërish magjik
  • 17/03/2018 | 20:39

...

Egjiptiani Mohamed Salah nuk krahasohet kot me Lionel Messin. Ai ka ngjashmëri të mëdha fizike me argjentinasin dhe ngjan me të në shumë aspekte të lojës në fushë, shkruan Gazeta Metro.

Këtë, asi i Liverpoolit e ka dëshmuar edhe sonte në ndeshjen e Premier ligës angleze kundër Ëatfordit, ku ka shënuar 4 gola, madje i pari ishte shumë i ngjashëm me goli që kishte shënuar Messi kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve, ku mbrojtësi Jerome Boateng ishte rrëzuar duke tentuar ta ndalë argjentinasin.

Salah ka shënuar katër gola në këtë ndeshje duke e çuar në 30 numrin e golave për Liverpoolin këtë sezon vetëm në Premier ligë.

Liverpooli ka 63 pikë në tabelë dhe është në garë të fortë edhe me Unitedin për pozitën e dytë në tabelë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë