Loading…
Asociacioni i Komunave serbe kthehet në tavolinë në dialogun Kosovë-Serbi
  • 17/03/2018 | 20:14

...

Kosova ka qenë temë kryesore në konferencën e së shtunës të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky adresim i tij ka ardhur gjashtë ditë para takimit paralajmëruar në Bruksel, me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, ku do të bisedojnë për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, raporton KTV.

Aty, Vuçiqi ka thënë se “do të vazhdojë bisedimet me shqiptarët” për gjetjen e një kompromisi për Kosovën, pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.

Vuçiqi ka fajësuar BE-në për vonesat në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Presidenti serb u ka bërë thirrje bashkëkombësve të tij që të mos marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Madje ai ka akuzuar, ato që i ka quajtur “autoritete në Prishtinë”, se po u japin ryshfet të rinjve serbë për t’iu bashkuar “ushtrisë së Kosovës”.

Ndërkohë, në zyrën e presidentit Thaçi, të shtunën nuk kanë dhënë detaje për temat që do të diskutohen në Bruksel më 23 mars.

Paraprakisht, tri ditë me radhë, nga e hëna deri të mërkurën, do të zhvillohet dialogu në nivel teknik mes të të dyja shteteve.

Shefi i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, përmes telefonit, ka thënë se temë diskutimi në këto bisedime do të jenë: Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, ura kryesore mbi lumin Ibër, lëvizja e lirë dhe marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve.

Formimi i Asociacionit ishte kundërshtuar ashpër nga opozita në legjislaturën e kaluar, e cila kishte përdorur edhe gazin lotsjellës për të pamundësuar votimin e kësaj marrëveshjeje së bashku me demarkacionin me Malin e Zi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë