Loading…
Asteroidi që kaloi dje afër tokës mund të kthehet sërish (Foto)
  • Jan 10, 2017 | 15:43

...

Një asteroid me madhësinë e një ndërtese 10 katëshe kaloi pranë Tokës ditën e djeshme në gjysmën e distancës së largësisë së hënës nga planeti ynë.


Asteroidi i quajtur 2017 AG13, i cili ka një orbitë eliptike, ishte dalluar ditën e martë nga vëzhguesit qiellorë të Universitetit të Arizonës.

Diametri i tij shkon deri në 34m dhe kur kaloi afër Tokës po lëvizte me shpejtësinë 16 km/s, transmeton gazetametro.net.

Ai do i afrohet sërish planetit tonë në datën 28 dhjetor 2017, por më parë duhet të kalojmë rrezikun e 38 të tjerëve që pritet t’i afrohen Tokës këtë muaj, sipas parashikimeve të NASA-s.

Për vite të tëra shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë zgjidhjen e problemit nëse një asteroid do godiste Tokën pa e ditur askush.

Tashmë Shtëpia e Bardhë ka lançuar një dokument zyrtar ku përshkruhet plani nëse kjo gjë ndodh./gazetametro.net

c1vcyzcuaaa2xaq

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë