Loading…
Astronomët konfirmojnë: Toka ka edhe dy hëna të tjera
  • 07/11/2018 | 14:46

...

Hëna e Tokës mund të mos jetë e vetme.


Pas gjysmë shekulli spekulimesh, astronomët hungrezë më në fund kanë konfirmuar se ka prova rreth ekzistencës së dy Hënave, të cilat janë të përbëra plotësisht nga pluhuri, transmeton gazetametro.net.

Siç shpjegojnë ata në Monthly Notices of the Royal Astonomical Society, skuadra ka arritur të sigurojë foto të reve misterioze të cilat janë rreth 250.000 milje larg, një distancë pak a shumë e afërt me hënën.

Kërkimet më heret kanë treguar se këto re nuk janë parë në të vërtetë deri në vitin 1971, kur astonomi polak, Kaizmeierz Kordyleëski, i zbuloi ato.

Reve u është vendosur emri sipas tij.

‘Retë Kordylewski janë dy prej objekteve më të vështira për tu gjetur, edhe pse janë afër me tokën po as sa Hëna’

Sipas gjetjeve të reja, çdo re Kordylewski është rreth 15 nga 10 gradë të gjerë, ose e barabartë me 30 nga 20 disqe hënor në qiellin e natës.

Kjo nënkupton se ato kanë hapësirë rreth 65,000 nga 45,000 milje në madhësi aktuale – gati nëntë herë më e madhe se Toka./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë