Loading…
ATK’ja ka gjetur një zgjidhje për kuponët që nuk i rimburson dot
  • 01/06/2017 | 14:56

...

Zyrat e Administratës Tatimore të Kosovës kanë vërshuar nga kuponët fiskal të qytetarëve që po aplikojnë për rimburism.


ATK-ja dëshiron që të fitojë para nga letra e kuponëve e cila është grumbulluar në sasi të madhe, dhe jo ta hedhë neper kontejner.

ATK ka bërë ftesë për ofertim për shitjen e letrës jashtë përdorimit , letra e kuponëve fiskal, letër e ndryshme e përzier e dokumenteve zyrtare, shkruan lajmi.net.

Letra  do të shitet në kushte “siç janë, ku janë”dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes. Kërkohet të bëhet presimi i letrës me makinë për presim të letrës me shtypje; Letra të jetë e paketuar në ball e lidhur me tel. Për më tepër referoju dosjes së tenderit.

Ofertimi është i hapur për të gjithë ofertuesit (personat juridik) e interesuar që përmbushin kërkesat minimale për kualifikim:

Pos kërkesave standrate, është kërkuar edhe Vendimi për pëlqim mjedisor të qendrës për deponimin, presimin dhe ambalazhimin e mbeturinave të letrës, i lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ofertuesit e interesuar mund të inspektojnë shitjen e letrës jashtë përdorimit në vendodhjen e objekteve të AK-së: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, Prizren, Gjilan, Gjakovë më  datat 12, 13.06.2017.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë