Loading…
Atletico kthehet në Madrid nga Londra, por jo edhe trajneri Diego Simeone
  • 06/12/2017 | 17:09

...

Atletico Madridi barazoi 1-1 në Londër kundër Chelseat, në ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve, ku skuadra e trajnerit Diego Simeone mbeti pa avancuar në raundin e ardhshëm në këtë garë, transmeton Gazeta Metro.


Megjithatë, përkundër mbetjes në vend të tretë pas Romës dhe Chelseat, trajneri argjentinas vendosi që ta shfrytëzonte ditën e lirë që mori skuadra në mesjavë, duke qëndruar në kryeqytetin britanik bashkë me të dashurën e tij.

Mediat spanjolle shkruajnë që Simeone ua dha ditë të lirë të mërkurën lojtarëve para ndeshjes së radhës në fundjavë në kuadër të La Ligas, por nuk u kthye me skuadrën në Madrid nga Londra.

Atletico Madridi është ende pa humbje në La Liga, por në Europë do të paraqiten në Ligën e Europës, pasi që dështuan të kualifikohen në raundin e ardhshëm. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë