Loading…
Aty ku s’ka jetë: Zbulohet zona më e ndotur në botë (Video)
  • 05/08/2017 | 21:48

...

Çdo vit radhazi për tri dekada, shkencëtarët e kanë vizituar Gjirin e Meksikës për të hetuar nivelin e ulët të oksigjenit, transmeton gazetametro.net


Këto vite ata kanë zbuluar zonën më të ndotur në det të quajtur ndryshe ‘zona e vdekur’, e cila është zona më e madhe e ndotur në botë.

Agjencia Nacionale për Hulumtimin e Oqeaneve (NOAA) ka bërë të ditur që këtë vitë zona e vdekur ka arritur sipërfaqe prej 22 mijë e 730 metra katrorë, që paraqet 50% më shumë se vitet e mëparshme.

Zona e vdekur pa oksigjen në Gjirin e Meksikës bëhet çdo vit, ndërsa arsyeja kryesore është sasia e madhe e azotit nga lumi Misisipi. Ajo formohet edhe për shkak të mbeturinave që bëhen nga fermat të cilat janë të shumta në SHBA.

Kjo është zona më e madhe e vdekur që kur ka filluar matja në vitin 1985 dhe është bërë si pasojë e shirave të mëdha që kanë pastruar tokën nga kimikate të ndryshme.

Ndotja gjithashtu inkurajon zhvillimin masiv të fitoplanktonit që stimulon rritjen e baktereve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë