Loading…
Aubameyang thërret Milanin
  • 13/08/2017 | 11:46

...

Pierre Emerick Aubameyang, gjatë një bisede me tifozët në Instagram, është shprehur se dëshiron të shkojë te Milani, por klubi italian nuk po bën asgjë për ta marrë.


Sulmuesi i Borussia Dortmund dëshiron prej kohësh të kthehet te kuqezinjtë, ku ka luajtur për një periudhë të shkurtër me të rinjtë, por klubi gjerman ka kërkesa shumë të larta, që tani shkojnë në mbi 100 milionë euro.

I pyetur nga një tifoz për mundësinë e transferimit në Itali, Aubameyeang përgjigjet: “Unë dua, por ata po flenë. Çfarë duhet të bëj?”.

Më pas ka shtuar: “Edhe do doja numrin 7”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë