Loading…
Australia voton pro martesave mes personave të gjinisë së njëjtë
  • 15/11/2017 | 08:43

...

Australia ka ndërmarrë një hap shumë progresiv në drejtim të legalizimit të martesave mes personave të gjinisë së njëjtë, pasi 61.6 përqind e votuesve në një votim të organizuar dje votuan pro martesave të tilla, transmeton Gazeta Metro.


Ky rezultat i shpallur mbrëmë vonë sipas kohës në Europë, do të bëjë që ligji të shqyrtohet në parlament dhe Kryeministri Malcolm Turnbull ka thënë që martesat mes personave të së njëjtës gjini do të jenë legale në fund të dhjetorit.

Gjithashtu, votimi konsiderohet shumë përfaqësues për popullin e Australisë, pasi në të kanë marrë pjesë 79.5 përqind të banorëve vullnetarisht, në votimin që u organizua përmes postës.

Pro legalizimit të martesave gay kanë qenë rreth 7.8 milionë njerëz, kurse rreth 4.8 milionë kanë qenë kundër.

Në një konferencë shtypi, Kryeministri Turnbull tha që australianët kanë qenë me miliona pro martesave gay dhe kështu kanë votuar drejt barazisë në martesë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë