Loading…
Austria kërcënon me bllokim të marrëveshjes Maqedoni-Greqi
  • 20/06/2018 | 09:01

...

Marrëveshja historike mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin mund të mos hyjë asnjëherë në fuqi për shkak të Austrisë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë që kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka kërcënuar që do ta bllokojë çdo miratim të kësaj marrëveshje në institucionet europiane nëse BE’ja nuk ndërpren negociatat për integrim me Turqinë, transmeton gazetametro.net

Një diplomat i BE’së i ka thënë mediave ndërkombëtare që Austria ka kërcënuar me bllokim të konkluzioneve në Këshill që lidhen me marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë.

Në anën tjetër, Austria është e interesuar që të mos lejojë integrimin e Turqisë në BE, kryesisht për shkak të politikave të migracionit.

Në Bashkimin Europian aktualisht po debatohet shumë rreth çështjeve të migracionit dhe refugjatëve. Në krizë pikërisht për këtë çështje është edhe pushteti i kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila po përballet me kundërshtime edhe nga partia e saj për migrantët.

Maqedonia dhe Greqia nënshkruan marrëveshjen historike që e emëron Maqedoninë ‘Maqedonia e Veriut’, emër që duhet të miratohet nga populli përmes referendumit. /gazetametro.net

Historiku 27 vjeçar i kontestit për emrin që u mbyll sot mes Maqedonisë dhe Greqisë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë