Loading…
Autori i kësaj fotografie u quajt “njeri pa zemër” pikërisht për këtë vajzë: Lexoni historinë e dhimbshme të saj
  • 12/10/2017 | 21:56

...

Historia e Omayra Sanchez mund të duket e vjetër, sepse daton që 30 vjet më parë, por në të vërtetë, mësimi që percjell është universal, i përjetshëm. Është dëshmia që shumë herë fuqia e dashurisë tejkalon edhe vdekjen.


Më 13 nëntor 1985, vullkani “Nevado del Ruiz” në Kolumbi ka një shpërthim të dhunshëm, i konsideruar edhe si një nga më shkatërrimtarët në shekullin e njezetë për numrin e viktimave (25 000 te vdekur).

Ndër fatkeqët që ndodheshin aty ishte Omayra Sanchez: një trembëdhjetë (13) vjeçare e ngujuar nga balta.
Natën e shpërthimit, vajza përpiqet të shpëtojë bashkë me familjen e saj, por ndërsa largohen, gjyshja e Omajës bie në një ujësjellës.

Me guxim të madhe , Omaya lëshohet në ujësjellësin për të shpëtuar gjyshen. Megjithatë vajza e vogel nuk mundi ta shpëtojë jetën e gjyshes së saj, sepse balta e ngujon duke e zvarritur per disa metra larg.
Omaya gjendet me këmbët e saj të bllokuara mes mbeturinave dhe copave të betonit. Gjendja e saj është dramatike: E ka të gjithë trupin të zhytur dhe vetëm koken jasht nga uji.

Kur shpëtimtarët arrijn te vendi, nuk mund të ndërhyjnë për ta shpëtuar , sepse trupi i saj nuk dilte nga mbeturinat. Zgjidhja e vetme e mundshme për ta shpëtuar është prerja e këmbëve , por kirurgët nuk mund të arrinin ne vendin ku ndodhesh vajza e vogel dhe ne zonë nuk ka mjekë, keshtu që është e pamundur të mendosh për një operacion mjeksore, trasnmeton gazetametro.net

Sidoqoftë,vullnetarët, edhe pse nuk kanë mjete të përshtatshme për nxjerrjen e saj nuk dorezohen dhe kërkojnë një zgjidhje në çdo mënyrë.
Sipas një gazetare të pranishme, Cristina Echandia, Omaya këndon kenget që i pelqejn, lutet dhe flet normalisht për veten, për miqtë, për shkollën dhe për gjyshen. Ajo gjithashtu ka fjalë ngushëllimi për ata që janë të shqetësuar për fatin e saj të pashmangshëm, që pothuajse ishte i vendosur.

Kalon 3 netë ne atë gjëndje dhe pikerisht natën e tretë, vajza fillon të ketë hallucinacione, duke thënë se nuk dëshiron të shkojë vone në shkollë prandaj duhet ta nxirrnin sa me shpejt.
Në një moment, kërkon që ta lënë vetëm, sepse dëshiron të pushojë.
Pikërisht kur kërkon te pushojë, pas plot 60 orësh , zemra e vogelushes ndal se rrahuri nga hipotermia.
E gjithë bota ngelet e shtangur nga guximi dhe dinjiteti i 13 vjeçares me të cilin përballet me vdekjen.
Pak para vdekjes, Frank Fournier fotografon sytë e thellë të kësaj vajze të jashtëzakonshme.

Është një nga fotografitë më të kritikuara sepse fotografi u quajt njeri pa zemer edhe pse ka fituar çmimin Pulitzer ne vitin 1985./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë