Loading…
Autori i logos së re të 10 vjetorit të pavarësisë: Nuk është e vjedhur, të dyja i kam bërë unë
  • 13/01/2018 | 20:51

...

Pas dyshimeve se edhe logoja tjetër e shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës është plagjiaturë, ka folur autori i saj. Lajmi.net ka kontaktuar me Zani Ballazhin, autorin e logos, i cili ka thënë se është autor edhe i logos së Kongresit tematik të BDI-së e realizuar në vitin 2015.

“Ato logo janë autorësi e imja, nuk janë logo të shfrytëzuara apo të vjedhura, autori i të dyjave jam unë, kam drejtën autoriale për to”, ka thënë Ballazhi për lajmi.net.

Ai ka shtuar se nuk ka menduar që do të ketë reagime për logon. “Jo s’e kam mendu se në veprat e mija qofshin edhe dizajnet e fundit unë i avancoj ato në një stil të veçantë timin dhe ky stil vërehet në të gjitha punimet e mija, sikur edhe ato të 100 vjetorit d.m.th janë vijat që unë i shfrytëzoj në bazë të asaj që dedikohet”, ka thënë tutje ai.

I pyetur se a ka qenë i njoftuar komisioni e ai është autor edhe i logos së BDI-së para tri vjetësh, Ballazhi ka thënë: “Unë konkurroj në konkurse të ndryshme ndërsa tjetër kush vendos se kush të fitoj apo jo”.

Logoja e parë e përzgjedhur nga një komision doli të jetë plagjiat. Ishte e ngjashme me një agjenci turistike në Gjermani. Pas debatit që u bë për atë logoja, presidenca e Kosovës e anuloi dhe u shpall një tjetër.

Edhe logo tjetër e 10 vjetorit të pavarësisë e kopjuar |FOTO

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë