Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se grupi i LDK-së nuk pranon raporte me kauza të rrejshme, jemi pajtuar që ai raport të bashkohet me raporte tjera.
Derisa Hoti tentonte të fliste, reagonte Haradinaj, duke i thënë se ta votojnë edhe raportin e Bulliqajt. Hoti tha i vjen turp si kryeministri i drejtohet vendit.
“Kush është patriot e kush tradhtar dihet. Tri vjet e kemi mbajt lëng këtë vend, grupi jonë parlamentar nuk pranon raporte me kauza të rrejshme, jemi pajtuar që ai raport të bashkohet me raporte tjera”, tha ai. /gazetametro.net
http://gazetametro.net/situate-e-nxehte-ne-kuvend-haradinaj-afer-konfrontimit-me-deputetet-e-ldkse/