Loading…
Avioni më i madh në botë me krahë sa një fushë futbolli gati për hapësirë
  • 27/02/2018 | 16:36

...

 

Stratolaunch është një avion me krahë shumë të gjerë, që është i dizajnuar për të bartur raketa kozmike në hapësirë të cilat më pastaj lëshohen në orbitë nga ajri, transmeton Gazeta Metro.

Avioni me gjashtë motorë ka gjatësi të krahëve prej 117 metrash, që e bën trupin e avionit më të gjerë se një fushë futbolli. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar që firma që prodhon këta avionë ka zhvilluar testimet e para duke e vozitur atë nëpër një pistë në shpejtësi rreth 80 kilometra në orë.

Paul Allen, një prej bashkëthemeluesve të Microsoftit me Bill Gatesin, e kishte zbuluar planin për një avion të tillë në qershor të vitit 2017.

Testi i zhvilluar nëpër pistë këto ditë konsiderohet edhe një hap progresiv drejt suksesit final të lansimit në hapësirë, gjë që pritet të ndodhë më 2019.

Qëllimi i këtij testi nëpër pistë ishte të shihet në praktikë aftësia e avionit për t’u ndalur dhe për të manovruar në tokë me një shpejtësi të caktuar, operacione të nevojshme për karrierën e mëvonshme të avionit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë