Loading…
Avni Arifi ambasador në Emiratet Arabe
  • 14/09/2018 | 19:09

...

Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, shumë shpejt do të largohet nga kjo pozitë, e edhe nga shteti i Kosovës.


Kjo ngase në ditët në vazhdim ai pret emërimin zyrtar si ambasador në Emiratet Arabe.

Gazeta Blic ka parë dokumentin në të cilin ministri i MPJ-së, Behxhet Pacolli ka dërguar emrin e Avni Arifit në komisionin për Punë të Jashtme ku edhe pritet miratimi i tij.

Dokumenti i siguruar nga Gazeta Blic, ka këtë përmbajtje:

E nderuara Znj. Osmani

Të nderuar anëtar të Komisionit Parlamentar

Me konsideratën më të lartë për punën tuaj dhe komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju dërgoj në besim emrin e kandidatit Z.Avni Afrifi, me qëllim të vijimit të procedurave për emërimin e tij në pozitën e Shefit të Misionit Diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Abu Dabi.

Ministria e Punëve të Jashtme është siguruar që kandidatit Z,Avni Arifi i plotëson kriteret e përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 6, i ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 1 të Ligjit Nr. 03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës

Bazuar në fushëveprimin e komisionit për Punë të Jashtme Diasporë dhe Investime Strategjike, kërkoj nga ju që të vijoni procedurat për emërimin e kandidatit të sipër përmendur, në pozitën e Shefit të Misionit Diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Abu Dabi, sipas nenit 7, i ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 2 të
Ligjit Nr. 03/L-207 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës”

 

Emri i tij është dërguar në komision dje me datë 13.09.2018

Gazeta Blic ka kontaktuar me Arifin, i cili nuk ka dashur të flas, por as nuk e ka mohuar lajmin.

Ai ka thënë se nuk ka koment për këtë.

“Nuk kam koment për këtë çështje” i ka thënë Arifi Gazetës.

Pasi të kaloj në komision emri i Arifit duhet të nënshkruhet nga Presidenti i vendit dhe më pas të jep pëlqimin edhe UAE.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë