Loading…
Babagjyshi, 4 historitë që fshihen pas legjendës së vitit të ri
  • 31/12/2016 | 17:41

...

Jemi rritur me Babagjyshin pranë në periudhën më të bukur të vitit dhe pavarsisht se është një legjendë sërish prania e tij si një figurë i bën më të bukura këto festa magjike.

Por nga vjen Babagjyshi i Krishtlindjes? Të gjithë e njohin, por ndoshta pakkush e di se nga vjen. Në fillim të shekullit të kaluar, ai shfaqej i veshur herë në të bardhë, herë në të kaltër, herë në të gjelbër.

Mitologjia Pagane

Personazhi i Babagjyshit është frymëzuar nga personazhe të ndryshme të mitologjisë, figura e të cilave është marrë dhe është përpunuar me kalimin e kohës.

Odini një perëndi skandinave, qendron madhështor mbi fronin e tij, rrethuar nga dy ujq, Geri dhe Freki. Ai kalëron me kalin e tij me tetë këmbë. Perëndia Odin dërgonte kasnecët e tij në Tokë, për të mësuar nëse fëmijët ishin të urtë apo jo dhe fëmijët e urtë, i shpërblente me dhurata.

Gargani

Kurse keltët kishin Gargan-in, një personazh gjigand e barkmadh; ky gjysmë-perëndi ishte i famshëm për dhuratat që u bënte fëmijëve në periudhën e solsticit dimëror, pra, në periudhën e Krishtlindjes.

Mikula

Një tjetër personazh i famshëm i mitologjisë Pagane ishte Mikula, perëndia ruse e të korrave dhe bollëkut. Në fundvit, ai u bënte dhurata fëmijëve që silleshin mirë.

Strenia

Perëndesha romake Strenia nuk bënte dhurata, por në emrin e saj, patricët romakë u bënin dhurata në fund të vitit njëri-tjetrit dhe fëmijëve të tyre. Festa e Saturnaleve vazhdonte nga data 11 deri në datën 22 dhjetor. Dhe perëndesha Strenia ishte në fakt paraardhësja e drejtpërdrejtë e Babagjyshit të Krishtlindjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë