Vrasja e dalit 16 vjeç Aulon Zeka, të shtunën e kaluar, pastaj zbulimi i rrethanave dhe motiveve të vrasjes tronditën tronditën gjithë shqiptarët, e natyrisht të afërmit dhe shokët e të riut.
Auloni u vra mizorisht me katër plumba, për arsye të ulëta. Në paraburgim, si të dyshuar për këtë vrasje po mbahen dy persona.
Mirëpo, thirrjeve publike përmes Facebookut për hakmarrje i është përgjigjur babai i Aulonit, Afrim Zeka, i cili këtë çështje ia lë organeve të drejtësisë.
“Jo Axhit, e kuptoj qe jeni, edhe ju të mërzitur bashkë me ne por janë organet e drejtësisë që merren me këtë çështje”, ka shkruar ai ndër të tjer,a ndaj një reagimi që nxitë hakmarrje për kryesit.