Loading…
Balotazhet Lokale 2017: Një karamboll për të gjithë
  • Nga

  • VALON A. SYLA

  • 23/09/2017 | 20:36

...

Ndoshta vetëm 3 komuna në tërë Kosovën do të kryhen pa balotazh. Të tjerat priten të vendosen aty, në një karamboll politik.


Partitë tradicionale si PDK dhe LDK u t’kurrën, ndërsa Vetëvendosje u rrit më shumë se dyfish. Por a është kjo pasqyra reale e fuqive të partive politike në terren? Apo, kjo do të vendoset më qartësisht në zgjedhjet lokale 2017?

Përpos, Junikut (AAK), Istogut (LDK) dhe Deçanit (AAK), të gjitha komunat e tjera presin balotazh. Ku nuk do të dihet nëse i pari do të mund ta mbajë rezultatin, ndërsa të vegjlit kur tubohen, do të vendosin balotazhin e dy garuesve, që do t’i çoj këto zgjedhje në një karamboll befasues.

Do të varet shumë nga afëtisa negociuese e protagonistëve të balotazhit dhe demografia politike e komunës.

Zgjedhjet Lokale: Një test për të gjithë

Koalicionet e mëdha në zgjedhet e fundit nacionale, paqartësuan fuqinë reale të partive politike në terren, që ndikuan në demobilizim të elektoratit dhe rezultate që dikur i quanin revolucionare, dikush fiktive.

Si përshembull, AKR dhe NISMA, ndoshta si të vetme nuk do ta arrinin numrin e deputetëve, nëse nuk ishin në një koalicion me parti të tjera të cilat në shërbyen vetëm si rimorkio t’i bartin disa në Kuvend. E disa pastaj ata, si AKR, edhe ndryshuan anë dhe i shkarkuan deputetët aty ku vjellën përmbi se nuk do të bashkohen kurrë. Po ashtu, ndoshta Vetëvendosje nuk do të kishte këtë numër të votave nëse, të tjerët nuk do të futeshin koalicioneve jo natyrale politike dhe për këtë zgjedhjet lokale do të jenë një test, apo rivlerësim i ‘fiktivës’, apo vendosje e ‘votës revolucionare’ që përzuri nga loja, goxha do figura politike, si Sabri Hamiti, Ismet Beqiri, Skënder Hyseni, e disa të tjerë nga garda e vjetër në PDK’së.

***

Vetëvendosje, i ka marrë mbi 200 mijë vota në zgjedhjet fundit, dhe kjo e vë atë si parti të parë në nivel nacional sipas rezultatit të zgjedhjeve. Këta 200 mijë votues, mbështeten, Kurtin, Konjufcën, Ymerin, Ahmetin, Selimin dhe 10’shen e parë të fuqishme të kësaj partie, por të njejtit nuk do t’i kenë në lista të zgjedhjeve lokale, përveç në Prishtinë.

Sigurisht se shija politike e këtyre 200 mijë votuesve nuk është e njejtë me shijen e Vetëvendosjes, me kandidatë si ai i Rahovecit që dul’ një anti-semit me pikpamje ‘terroriste’ politike, ose të vjetrit si Sami Kurteshi kandidatë në Gjilan, që ndoshta me ndonjë tjetër do ta fitonte këtë komunë pa problem, e që këso gabime ka edhe te disa komuna. Andaj për këtë parti, apo Lëvizje siç dëshirojnë të quhen, zgjedhjet komunale do të jenë një test, ku do të shihet qartë se a do të mbetet partia kryesore në vend.

Megjithëkëtë Vetëvendosje mbetet favorit në balotazhe në 7 Komuna të Kosovës, ku më i rëndësishmi mbetet Kryeqyteti, ndërsa më e sigurta Komuna e Vitisë.

***

PDK është duke kaluar nëpër ethet e komandantëve, në zonën e Drenicës. I ka të humbura rreth 60 mijë vota zyrtarisht, që i bie afër 30 përqind të trupit të vet votues. Pra Drenica e diçka edhe Klina dhe Malisheva, po i kalojnë këto ethe, që bënë me dije se kjo parti nuk do të ketë shans të fitojë as nga bastionet e tyre elektorale pa balotazh. As në Drenas, aty ku favorit mbetet Ramiz Lladrovci nga PDK. Kjo parti do të testohet nëse fiton në komunat Prizren, Mitrovicë dhe Ferizaj, përderisa pjesën e Ana Moravës, Gjilan, Viti dhe Kamenicë e ka shumë të vështirë ta ruaj, prej nga edhe ka flluar edhe t’i ikë fija e çorapës që po rezulton me humbje më të theksuar.

***

LDK, do të jetë favorite për Istogun, Fushë Kosovën, Gjilanin dhe Besianën, përderisa në Kryeqytet do t’i bëjë ballë fort Vetëvendosjes me kandidimin e Arban Abrashit, të cilët me një balotazh, do ta aktivizonin këtë karambollin politik, ashtu siç edhe fitoi përafërsisht Shpend Ahmeti me mbështetjen e PDK’së dhe tjerëve në zgjedhjete fundit lokale.

LDK, është duke e ndryshuar gjeneratën politike, dhe garda e vjetër e kësaj partie më nuk po mund të mbrohet, nga çifti i Lumir Abdixhikut e Vjosa Osmanit, dhe të tjerëve të ri që nxjerrën prej loje shumë figura dhe ‘miq të afërt’ të Presidentit Ibrahim Rugova, një figurë emblematike për këtë parti. Ndryshimi i strukturave, mund t’i kushtojë në Kamenicë, Viti, Suharekë dhe Prizren, ku LDK ka kohë që nuk po arrinë të këndellet. Gjilani edhe pse, në garë me Vetëvendosjen, LDK do të mund të nxisë me Lutfi Hazirin një karamboll tjetër, ku me ndihmën e AAK’së dhe PDK’së, nuk do ta lëshoj këtë komunë. Diçka e njëjtë lehtë do të ndodhë edhe me Pejën e Gazmend Muhaxhirit.

***

AAK është parti që mban Kryeministrin e Kosovës dhe zgjedhjet lokale i ka nisur me disponim të mirë. Ata do të kenë betejë të lehtë elektorale në Junik, Deçan dhe Kastriot, përderisa do të garojnë seriozisht në Gjakovë, Suharekë, Rahovec dhe Pejë. Sido që të jetë në dallim me zgjedhjet e fundit lokale, AAK nxorri fitore vetëm në 3 komuna, dhe në këto zgjedhje pritet që këtë numër gjithsesi ta rris me më shumë komuna, duke e përdorur edhe ndikimin nga Zyra e Kryeministrit dhe Qeveria, që nga përvojat politike në Kosovë, u kthehet me të mirë.

***

NISMA kjo parti do të garoj fuqishëm në dy komuna. Malishevë dhe Drenas, duke nxitur karambollin politik, përderisa në komuna të tjera, do të shërbej si patericë për protagonistët e balotazhit.

***

Alternativa është ende e pa formuar mirë dhe nuk pritet të hyjë në ndonjë balotazh diku, përveç se pas këtyre zgjedhjeve vetëm se mund të vendosin të mbeten një parti e ngjitur me akronimet LDK, si koalicion i përhershëm, me ta.

Për Fund

Pra zgjedhjet lokale të vitit 2017, do të jenë më shumë balotazhe lokale 2017, dhe një test dhe karamboll befasues për të gjithë. Andaj dhe do të varet shumë nga afëtisa negociuese e protagonistëve të balotazhit dhe demografia politike e komunave. Edhe pse testi më shumë do të matet me votat për asambleistë se sa për kryetar.

Zarët janë hedhur…

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë