Loading…
Balotazhi i sotëm, ‘drama’ që nuk u pa asnjëherë më parë
  • 19/11/2017 | 23:18

...

Zgjedhjet lokale në Kosovë u përmbyllën sot, përderisa qytetarët zgjodhën kryetarët e komunave të cilit do t’i qeversin për katër vitet e ardhshme.


Përkundër se numërimi i votave të rregullta ka përfunduar në disa komuna ende nuk po dihet se kush është kryetar.

Në Prishtinë, Arban Abrashi dhe Shpend Ahmeti kanë një diferencë prej 307 votave pas përfundimit të numërimit. E kur dihet se mbi 1 mijë e 500 vota janë me kusht, atëherë është e hapur mundësia e ndonjë përmbysje.

Garë e ashpër u zhvillua edhe në Prizren, atje deri në momentin e fundit ka qenë rezultati i barabartë, kurse tash kryeson Mytaher Haskuka.

Kandidati i VV-së ka vetëm 328 vota më shumë se Shaqir Totaj i PDK-së, duke e bërë garën dramatike deri në momentet e fundit.

Edhe në Rahovec u zhvillua një garë e ashpër. Atje aktualisht kryeson Smajl Latifi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Dallimi i tij me Idriz Vehapin e PDK-së është vetëm 286 vota.

Garë pak a shumë e njejtë është zhvilluar edhe në Istog, ku Haki Rugova ka fituar mbi 9 mijë e 200 vota, duke e lënë prapa Gani Dreshajn e AAK-së.

Dallimi ndërmjet dy kandidatëve është 671 vota.

Duke i shikuar këto rezultate, atëherë lirisht mund të thuhet se këto zgjedhje kanë qenë më dramatiket që janë zhvilluar ndonjëherë në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë