Loading…
Balotelli njihet për ‘rebel’, por u ndëshkua pa faj
  • 11/02/2018 | 17:12

...

Në ndeshjen e së shtunës në Ligue 1 të Francës, ku u takuan Dijon kundër Nice, sulmuesi italian u ndëshkua pa fajin e tij.


Ishte një skenë e cilësuar shokuese, pasi gjyqtari i ndeshjes Nicolas Rainville e ndëshkoi italianin Mario Balotelli, kur ky i fundit u ankua tek ai se po ofendohej në mënyrë raciste nga tifozët e nikoqirëve të Dijon.

Gjyqtari këtë gjë e mori si provokim nga Balotelli, duke e ndëshkuar atë me karton të verdhë, pasi sulmuesi italian ishte drejtuar tek tifozët duke ua bërë me gisht që të heshtin me ofendimet kundrejt tij.

Ky vendim i Rainville, vetëm sa i shton kritikat drejt gjyqtarëve francez, pasi Tony Chapron, një tjetër gjyqtarë francez, ishte suspenduar më herët pasi kishte shkelmuar një lojtarë.

Përndryshe, ekipi i Balotellit, Nice u mposht në udhëtim tek Dijon, me rezultat 3-2.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë