Loading…
Banega pranë rikthimit në La Liga
  • 19/06/2017 | 16:22

...

Mesfushori argjentinas pritet të largohet nga Interi.


Ever Banega nuk është i kënaqur me minutat që ka pasur në dispozicion gjatë këtij sezoni me Interin, prandaj është duke shqyrtuar largimin nga zikaltërit.

Espanyoli po e kërkon me ngulm futbollistin, pasi e konsideron atë një përforcim ideal për sezonin e ardhshëm.

Interesi i spanjollëve është aq i fortë sa janë gati të derdhin në arkat e zikaltërve shumën e 15 milionë eurove dhe gjithashtu t’i plotësojnë dëshirën 28-vjeçarit, që kërkon një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.

Banega në të kaluarën ka luajtur edhe për Valencian e Sevillan në La Liga./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë