Loading…
Banka Botërore e qet Kosovën në ‘fund të pusit’ për leje ndërtimore
  • 01/11/2017 | 14:18

...

Euforia e gëzimit për radhitjen e Kosovës si e 40-ta mes 190 vendeve në Raportin e Bankës Botërore për “Të bërit Biznes”, ka mbuluar shifrat tjera që nuk janë edhe fort të mira.


Punët me lejet e ndërtimit nuk janë renditur fare mirë. Ato gjendjen në pjesën e fundit të 190 shteteve. Nga 190 vende, Kosova është renditur e 122-ta. Në krahasim me raportin e vitit të kaluar dallimi është 7 vende më lartë. Për më shumë kjo fushë nuk është veçuar si fushë që është zhvilluar në Kosovë, si krahasim me “Nisjen e një biznesi”, fushë e zhvilluar mirë, shkruan Ndertimi.info.

Nga 100 pikë në tërësi Kosova ka mbledhur 63,72 pikë. Shihet që numri i procedurave është 15 sosh. Koha që të merr leja ndërtimore është llogaritur të jetë 152 ditë, teksa përqindja e kostos kap vlerën 5.8%. E ajo që quhet në raportin e Bankës Botërore “Building quality control index” (Indeksi i kontrollimit të kualitetit të ndërtimit) nga 15 në maksimum, Kosova ka mbërritur vetëm 9 pikë.

Sipas arkitektit Valdet Osmani  që është edhe kontribues i rregulltë i Bankës Botërore, Kosova në këtë gjendje të keqe ka ardhur si rezultat i tri arsyeve. Një prej kryesoreve ai rendit shkakun e regjistrimit të pronës në kadastër merr shumë kohë dhe ka kosto të madhe.

“Në shumë vende të botës është pa të holla ose 10 euro për ta regjistruar”, ka thënë Osmani. Ai thotë se arsyeja e dytë ka t ëbëjë me zyrtarët e Komunave.

“Është dallaveret e zyrtarëve të komunës të cilët me pengesa dhe dallaveret me kushte ndërtimore shkaktojnë vonesa, ku investitori në një ose formë tjetër detyrohet të gjej arkitektin që ka lidhje me zyrtarët e komunës apo kryetarët që të marrë kushte të favorshme dhe lëhtësira në marrjen e lejes”, ka shtuar arkitekti Valdet Osmani.

E si arsye të tretë Osmani ka thënë se është pranimi teknik, i cili zgjat me vite të tëra.

Arkitekti Valdet Osmani ka treguar se ai ka hartuar propozimin për “e-permitting” në Kosovë, por që kjo ka mbetur në sirtarë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë