Loading…
Banka Botërore: Kosova me rritjen ekonomike më të madhe në rajon
  • 05/06/2017 | 14:26

...

Në raportin më të ri Banka Botërore për sivjet parashikon rritje më të lartë ekonomike në rajonin e Kosovës me 3,9 për qind. Parashikohet që Shqipëria do të ketë rritje ekonomike prej 3,5 për qind, BeH-ja 3,2 për qind, Mali i Zi 3,3 për qind, Serbia 3 për qind dhe Kroacia 2,9 për qind.


Ekonomia e Maqedonisë sipas parashikimit më të ri të bankës Botërore sivjet do të ketë rritje vetëm prej 2,8 për qind, kurse vitin e ardhshëm 3,3 dhe në vitin 2019 rritje prej 3,8 për qind.

Ekonomia në vitin 2018 në rajon duhet të ketë rritje prej 4,2 për qind në Kosovë, 3,7 në BeH, 3,5 për qind në Shqipëri dhe Serbi, Mal të Zi 3 për qind, 2,5 në Kroaci.

Në vitin 2019 parashikohet rritje e ekonomisë së Kosovës nga 4,4 për qind, në BeH ekonomia duhet të ketë rritje prej 4 për qind, Shqipëria prej 3,8 për qind, Serbia 3,5 për qind, Kroacia 2,6 për qind dhe Mali i Zi 2 për qind.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë