Loading…
Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të arrijë në 4.4 %
  • 16/11/2017 | 10:56

...

Rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 4.4% në vitin 2017- të, derisa në vitin 2016 3.4%.


Kjo rritje është mundësuar kryesisht nga investimet, eksporti dhe konsumi.

Kështu kanë vlerësuar ekspertët e Bankës Botërore në Kosovë në një konferencë për media ku kanë paraqitur raportin e rregullt ekonomik.

Eksperti i BB Agim Demukaj, tha se deficiti fiskal parashihet të zgjerohet në 2 % të bruto produktit vendor (BPV) në 2017-të për shkak të ekzekutimit më të shpejtë të projekteve kapitale dhe rritjes së transfereve sociale, duke përfshirë veteranët dhe pensionet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë