Loading…
Banka Botërore: Shqipëria, nivelin më të lartë të investimeve në rajon
  • Jan 11, 2017 | 22:37

...

Banka Botërore e klasifikoi Shqipërinë si një nga ekonomitë me nivelin më të lartë të investimeve të huaja në rajonin e Europës dhe Azisë Qëndrore.


Në raportin e sapopublikuar mbi prespektivën globale, banka raporton se investimet e huaja direkte në Shqipëri arritën në vitin 2015 sa 9 për qind e prodhimit kombëtar, duke lënë mbrapa shumicën e ekonomive të tjera.

Sipas Bankës, vetëm 3 vende kanë patur nivel më të lartë të investimeve të huaja direkte në kontinentin europian dhe Azinë Qëndrore. Ato janë Mali i Zi me 17 për qind e prodhimit Kombëtar, Turkmenistani me 12 për qind dhe Gjeorgjia me 10 për qind.

Të gjitha ekonomitë e tjera kanë marrë më pak investime nga jashtë. Në dy vende fqinje të Maqedonisë investimet e huaja ishin sipas Bankës Botërore vetëm 3 për qind e Prodhimit Kombëtar, ndërsa në Bosnjë edhe më pak rreth 2 për qind, raporton Top Channel.

Veçanërisht në vitet e fundit ekonomia shqiptare ka përfituar nga investimet e mëdha, kryesisht në fushën e energjisë si gazsjellësi Transadriatik dhe Kaskada e Devollit.

Sipas Bankës Botërore investimet private, kryesisht ato të huaja kanë qenë një nga burimet kryesore të rritjes ekonomike, e cila vitin e kaluar ishte 3.2 për qind, ndërkohë që për këtë pritet të forcohet me tej në 3.5 për qind. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë