Loading…
Banka e Shqipërisë akuza bankave për pastrim parash, 10 banka në “listën e zezë” për transferta të dyshimta në 2017
  • 05/08/2018 | 11:04

...

Sistemi bankar në vendin tonë nuk është imun ndaj fenomenit të pastrimit të parave, apo financimit të terrorizmit. Banka e Shqipërisë analizoi bankat vitin e kaluar nëpërmjet sistemit të vlerësimit të rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PP/FT).


Vlerësimi u krye për 60 subjekte financiare (16 banka, 31 IFJB dhe 13 SHKK). Vlerësimi i integruar rezultoi me rrezik të mesëm për 31 subjekte (12 banka, 13 IFJB dhe 6 SHKK) dhe me rrezik të lartë për 29 subjekte (4 banka, 18 IFJB dhe 7 SHKK), nga të cilat 20 subjekte (1 bankë, 12 IFJB dhe 7 SHKK) janë vlerësuar automatikisht me rrezik të lartë për shkak të mosraportimit.

Pjesë integrale e vlerësimit të rrezikut për PPP/PFT sipas kësaj metodologjie, është edhe vlerësimi i integruar i transfertave të kryera nga subjektet (23 subjekte gjithsej, nga të cilat 16 banka dhe 7 IFJB).

Vlerësimi i integruar i transfertave përbëhet nga integrimi i dy vlerësimeve, vlerësimi i numrit të transfertave dalëse dhe hyrëse, si brenda dhe jashtë vendit, si dhe vlerësimit të vlerës së transfertave dalëse dhe hyrëse, si brenda dhe jashtë vendit.

Vlerësimi i integruar i transfertave, rezultoi me rrezik të ulët për 3 subjekte (3 IFJB), me rrezik mesatarisht të ulët për 2 subjekte (2 banka), me rrezik mesatarisht të lartë për 4 subjekte (4 banka) dhe me rrezik të lartë për 14 subjekte (10 banka dhe 4 IFJB).

Niveli i rreziqeve

Banka e Shqipërisë raporton se edhe për këtë vit, niveli i rreziqeve të identifikuara gjatë procesit mbikëqyrës, bazuar në dokumentin e vetëvlerësimit të rrezikut për PPP/PFT të kryer nga subjektet, vlerësohet si më poshtë:- nivel i ulët i rreziqeve për produktet dhe shërbimet e reja, si rezultat i ofrimit të produkteve/shërbimeve tradicionale;- nivel i ulët i rreziqeve për teknologjitë e reja, si rezultat i kufizimeve të shumës (internet banking dhe karta parapagese);- nivel i ulët i rrezikut për marrëdhëniet me bankat korrespondente, të njohura dhe ndërkombëtare;- nivel i moderuar i rrezikut gjeografik, sidomos në transferimet nëpërmjet internetit; nivel i moderuar i rrezikut, për shkak të kontrolleve të forta nga bankat mëmë, si rezultat i pjesëmarrjes së grupeve të njohura ndërkombëtare;- nivel i moderuar për disa raste të mangësive lidhur me identifikimin e pronarit përfitues. Në mbikëqyrjen e këtij rreziku, Banka e Shqipërisë ka bashkëpunuar ngushtë edhe me autoritetin përgjegjës, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, nëpërmjet: kryerjes së inspektimeve të përbashkëta; shkëmbimit të informacionit; koordinimit të masave administrative; koordinimit të raportimeve për organizmat ndërkombëtare etj., si dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme nëpërmjet shpërndarjes tek subjektet e licencuara të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, për vendosjen e sanksioneve dhe përditësimin e listës së financuesve të terrorizmit. Fokusi mbikëqyrës edhe këtë vit është vënë kryesisht në politikat dhe procedurat, strukturat dhe sistemet e centralizuara, identifikimi i pronarit përfitues dhe strukturës së pronësisë së kontrollit të klientit, cilësia e raporteve të aktivitetit të dyshimtë (RAD) dhe analiza e transaksioneve komplekse e të pazakonta që janë kryer apo tentohen të kryhen, kategorizimi i klientëve dhe transaksioneve sipas shkallës së rrezikut, zbatimi i detyrimeve ligjore, sistemet e kontrollit të brendshëm, menaxhimi efektiv i rreziqeve që vijnë nga pastrimi i parave/financimi i terrorizmit.

Problematikat në banka

Llojet e problematikave të identifikuara gjatë inspektimeve në vend për PPP/PFT në banka mbi Vigjilencën e duhur dhe Vigjilencën e zgjeruar, kanë qenë kryesisht të lidhura me justifikimin e transaksioneve të kryera për punonjësit e bankës, mospërputhjen e të dhënave të bankës me profilin e klientit dhe aktivitetin e tij, disponimin e dokumenteve që provojnë burimin e fondeve, të cilat mbeten kryesisht në nivel deklaratash për transaksione të kryera nga klientët me para fizike (cash) në llogaritë individuale dhe tregtare, përditësimin e informacionit për kompanitë me dokumente të vlefshme identifikimi, disponimin e dokumentacionit dhe njohurive për marrëdhëniet ndërmjet disa kompanive që kryejnë transferta hyrëse në shuma të mëdha në llogaritë e tyre, identifikimin e saktë të strukturës së pronësisë në momentin e inicimit të marrëdhënies së biznesit me kompanitë me aksione të prurësit, ku nuk janë përdorur dokumente ligjërisht të vlefshme si dhe nuk janë monitoruar në vazhdimësi për ndryshime të mundshme në strukturën e pronësisë, plotësimin e të dhënave të klientëve biznes në sistem, si dhe të klasifikimit të klientëve sipas rrezikut, ku u konstatuan mangësi në kundërshtim me ligjin për PPP/FT, procesin e kryerjes së vigjilencës së duhur dhe zgjeruar për praktikat e miratimit të vendosjes së marrëdhënies me institucionet financiare ndërkombëtare, marrja e masave për zbatimin e kuadrit të brendshëm të bankës nga struktura përgjegjëse për çështjet e parandalimit të pastrimit të parave, përfshirjen e të gjithë punonjësve të bankës në procesin e trajnimit për çështjet e PPP, vënien në fokus të veçantë nga kontrolli i brendshëm i respektimit nga banka të kuadrit ligjor në fuqi dhe kuadrit rregullator të Bankës së Shqipërisë për këto çështje, rishikimin e praktikave të kredidhënies për të parandaluar përdorimin e kredisë në veprimtari kriminale.

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë