Loading…
Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarez, 100 milionë euro për francezin
  • 14/11/2017 | 22:29

...

Sulmuesi nga Uruguaji, Luis Suarez, nuk do të jetë startues për Barcelonën sezonin e ardhshëm. Kështu raportojnë mediat spanjolle, të cilat thonë që klubi nga Katalonja tashmë është vënë në kërkim të francezit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, për të cilin janë të gatshme 100 milionë euro, transmeton Gazeta Metro.


Sipas mediumit francez ‘Le10Sport’, Barcelona është në negociata të avancuara me agjentët e sulmuesit francez, i cili ka klauzolë prej 100 milionë eurosh për shkëputjen e kontratës me klubin nga Madridi.

Këtë klauzolë këtë verë ishte i gatshëm ta paguajë Manchester United, por dënimi i Atleticos nga UEFA që të mos transferojë lojtarë e bindi Griezmannin që të qëndrojë në Madrid edhe këtë sezon, por tash destinacioni tjetër ka ndërruar.

Barcelona e sheh francezin si zëvendësues ideal për Luis Suarez, i cili po kalon nëpër formë të dobët këtë edicion. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë