Loading…
Barcelona: Jemi të gatshëm ta sjellim Coutinhon në janar
  • 11/10/2017 | 14:23

...

 

Duket se saga mes Barcelonës e Liverpoolit për brazilianin Philippe Coutinho nuk është as afër fundit. Mediat spanjolle shkruajnë sot që drejtori i Barcelonës, Oscar Grau, ka thënë para mediave që Barcelona është e gatshme të bëjë edhe një lëvizje për ta marrë në Camp Nou anësorin brazilian.


Grau, që ka marrë së fundi pozitën në klubin katalonas, ka thënë që Barcelona ka fuqi financiare të bollshme për ta blerë Coutinhon, dhe që do ta dërgojë një ofertë gjatë afatit të janarit.

“Mund ta blejmë Coutinhon në janar, por duhet gjithashtu që të sigurojmë të ardhura të tjera”, ka thënë Grau duke aluduar në shitjen e disa lojtarëve aktualë për të krijuar të ardhura.

Ndërkohë, El Mundo shkruan që Coutinho ka marrëveshje me Liverpoolin për të shkuar te Barcelona në janar.

Barcelona kishte kaluar tërë verën duke bërë oferta për Coutinhon, por klubi anglez ishte kokëfortë në dëshirën për ta mbajtur atë në klub. Çmimi i tij sillet rreth 150 milionë euro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë