Loading…
Barcelona mbetet pa legjendën, Iniesta zgjedh klubin e ri
  • 20/04/2018 | 23:50

...

Barcelona do të mbetet pa një prej yjeve dhe legjendave kryesore të epokës së fundit të klubit, transmeton Gazeta Metro.

Andres Iniesta po e luan sezonin e fundit te klubi katalanas pasi në fund të sezonit do të fillojë epokën e re në Kinë, ku i është premtuar ofertë e majme që nuk lidhet vetëm me aspektin financiar.

Mediat ndërkombëtare raportojnë që mesfushori 33 vjeç tashmë ka nënshkruar me klubin kinez Chongqing, që në fakt është befasi pasi është pritur që të transferohet te ndonjë klub më i madh në Azi.

Megjithatë, ky klub ka pasur marrëveshje të biznesit edhe më herët me lojtarin dhe kompania pronare e klubit, Desports, kanë investuar edhe në Granada që luan në Segunda B.

Iniesta do ta bëjë të ditur largimin këtë muaj, pasi edhe deklaroi që mund të jetë sezoni i fundit pas debaklit me Romën në Ligën e Kampionëve.

Iniesta është produkt i shkollës së futbollit të Barcelonës dhe ka shpenzuar tërë karrierën e tij në qytetin bregdetar, duke u vlerësuar si ndër mesfushorët më të mirë të kohës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë