Loading…
Barcelona përcakton pasardhësin e Andres Iniesta si kapiten…
  • 11/08/2018 | 09:08

...

Lionel Messi është caktuar si kapiten i Barcelona, këtë të premte, duke marrë shiritin e lënë nga Andres Iniesta, që zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në Kinë. Zv.kapiten është zgjedhur Gerard Pique, ndërsa kapiteni i tretë është Sergi Roberto, sipas asaj që bëri të ditur klubi katalanas në një komunikatë për shtyp.

Messi, golashënuesi më i mirë i historisë së klubit të Barcelonës, ka qenë zv.kapiten, që kur u largua Xavi në vitin 2015. Për Pique është hera e parë që do të jetë zv.kapiten dhe e ka marrë këtë privilegj pasi u tërhoq Sergio Busquets.

Ndërkohë, kapiteni i tretë do të jetë Sergi Roberto, rol që në sezonin e kaluar i ka takuar Javier Mascharano. Kjo është hera e parë që të tre kapitenët janë rritur në Akademinë e Barcelonës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë