Loading…
Barcelona zyrtarizon transferimin e dytë brenda ditës
  • 12/07/2018 | 15:13

...

Barcelona ka zyrtarizuar para pak minutash transferimin e dytë për këtë afat të merkatos, duke sjellur në klub qendërmbrojtësin francez Clement Lenglet nga Sevilla, transmeton Gazeta Metro.

Klubi katalanas ka bërë transferimin e dytë pas mesfushorit brazilian Arthur, i cili sot kreu testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën.

Për 23 vjeçarin Lenglet, Barcelona ka paguar 35 milionë euro që ishte edhe shuma e klauzolës për shkëputjen e kontratës mes lojtarit dhe Sevillës.

Lenglet e kishte filluar karrierën te Nancy në Francë, para se të transferohej te Sevilla ku qëndroi vetëm një sezon. Paraqitjet e tij të mira sezonin e shkuar, sidomos ndaj Manchester Unitedit në Europa League, e kanë bindur Barçën që të investojë në të. /gazetametro.net

ZYRTARE: Barcelona kompleton transferimin e parë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë