Loading…
Bardhyl Meta tregon pse Ahmeti i iku debatit në Rubikon me Abrashin
  • 14/11/2017 | 20:23

...

Shpend Ahmeti edhe pse kishte konfirmuar pjesëmarrjen në debatin me Arban Abrashin në Rubikon te Adriatik Kelmendi, në fund kishte bërë të ditur mospjesëmarrjen. Për këtë tërheqje Bardhyl Metaj ka një shpjegim.


Ai përmes një statusi në Facebook, thotë se Ahmeti është tërhequr nga ky debat pasi ka qenë i vetëdijshëm se formati i Rubikonit ku sipas tij kërkohen vetëm fakte, atë do ta nxirrte humbës, shkruan gazetametro.net.

“VV dhe Shpend Ahmeti po mendojnë se balotazhi është me luajt “kile”… S’erdhën në emisionin e aranzhuar me vullnetin e tyre në Rubikon i cili tash po shkon Live – pra s’erdhën në formatin më të shiquar Televiziv Kosovar, të njohur si “Hard Talk”, e ku te Adriatik Kelmendi – lypen Fakte, Fakte dhe vetëm Fakte…”.

Meta e ka quajtur frikacak Ahmetin, i cili sipas tij gjuan gaz lotsjellës e molotov kundër policisë, por ikë nga debatet ku kërkohen fakte.

“Frigacak, që në njërën anë gjuajn Mollotov, gjuajn gas lotesjelles e djegin me mollotov Policine Kosovare për së gjalli, sikur edhe Prishtinën – por që Hard Talk me Fakte, për temat e Mëdha Politike kanë frikë të vijnë… Athua Pse?! Vv dhe Shpendi s’kanë me ardh në asnjë debat tjetër, ngase u kanë ardh edhe sot, sondazhet taze….”, ka thënë Meta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë